Një gjykatë turke ka dënuar 13 gazetarë me burg, për akuzat për terrorizëm, në një rast që ka shkaktuar zemërim global ndaj mbrojtësve të lirisë së shtypit.
Gazetarët ishin punonjës të gazetës opozitare Cumhuriyet, e cila kishte marrë një vijë të fortë kundër qeverisë turke gjatë viteve të fundit. Tre prej gazetarëve, u shpallën të pafajshëm në gjyq, ndërsa 13 që u dënuan, mbeten të lirë në pritje të apelimit të çështjes. Gazetarët u arrestuan gjatë një aksioni, pas një grushti të dështuar në korrik të vitit 2016.
Autoritetet turke kanë akuzuar stafin e Cumhuriyet për mbështetjen e grupeve të etiketuara si organizatat terroriste, duke përfshirë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Partinë e Lartë të Çlirimit të Popullit Revolucionar Popullor dhe klerikun Fetullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon si udhëheqës të grushtit të dështuar të shtetit.
Më shumë se 50,000 njerëz u arrestuan dhe 150,000 u shkarkuan ose u pezulluan nga puna e tyre, pas grushtit të tentuar, duke përfshirë gazetarë, policë, personel ushtarak, mësues dhe shërbyes publikë.