I kthyeri nga Gjermania vritet në aeroport, para syve të udhëtarëve

Prishtinë | 01 Sht 2016 | 18:08 | Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në aeroportin e Rinasit, ku një emigrant shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një lartësi brenda terminalit.

Viktima, rreth 35-vjeçar mësohet se sapo kishte mbërritur nga Gjermania dhe ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Ngjarja ka ndodhur para syve të njerëzve që prisnin në terminal.

Policia thotë se viktima është J. Kapllani.

Mediet shqiptare raportojnë se shqiptari banonte në Munich të Gjermanisë. Ai sapo kishte mbërritur nga Gjermania dhe ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Policia thotë se ka dyshime të forta se ai vuante nga depresioni dhe se kjo mund ta ketë shtyrë në aktin ekstrem.

Një dëshmitar në vendngjarje tha se, para se të hidhej nga kati i dytë i terminalit, ai thirri: “Më prit se po vij”.

Viktima është dërguar pa jetë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme