“Tok së bashku”, familja e kryeministrit Haradinaj pozojnë të lumtur në një portret familjar

Prishtinë | 25 Jan 2018 | 09:11 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon të jetë pjesë e mediave lidhur me aktivitetet e tij.

Jo pak herë, ai është bërë pjesë edhe e mediave rozë, kur në pah bie jeta e tij familjare jashtë politikës.

Ka qenë së fundmi bashkëshortja e tij, prezantuesja e lajmeve në RTK, Anita Haradinaj, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, një fotografi të familjes.

Kryeministri së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët, dukeshin mjaft të lumtur në këtë portret familjar.

View this post on Instagram

Na, tok se bashku!!!

A post shared by Anita Mucaj (@amucaj) on

“Na, tok së bashku”, ka qenë përshkrimi që moderatorja Muçaj-Haradinaj ka lënë në fotografinë në fjalë.

Me gjithë angazhimet e shumta si kryeministër, Anita është shprehur se janë më të rralla rastet kur ata mblidhen të gjithë së bashku, megjithatë Ramushi mundohet prapë të gjejë kohën e duhur për t’iu dedikuar familjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme