Toka komunale jepet me qira pa ankand publik

Istog | 10 Kor 2017 | 09:50 | Nga

Në raportin e tij të publikuar për auditimin e Pasqyrës Financiare Vjetore në Komunën e Istogut për vitin 2016, Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, ka konstatuar se kjo komunë vitin e kaluar ka rritur për 13 për qind shumën e të hyrave vetjake krahasuar me vitin 2015, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas raportit të Auditorit, bazuar në pasqyrën financiare të gjetur në këtë komunë, Komuna e Istogut në vitin 2016 ka arkëtuar 120 mijë euro më shumë mjete se vitin paraprak.

Edhe të hyrat e pranuara në vitin 2016, sipas raportit të auditorit, ishin tejkaluar për 4 për qind krahasuar me buxhetin final.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme