Top 10 skuadrat më të shtrenjta angleze, befasi të mëdha në renditje

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Kampionati anglez Liga Premier është më atraktivi pa pikë dyshimi në Evropë.

Përveç atraktivitetit të madh që është në lojë dhe tribuna, skuadrat angleze njihen edhe për pasuri të madhe.

Vetëm nga të drejtat televizive skuadrat angleze fitojnë jashtëzakonisht shumë ku pastaj kanë mundësi më të mëdha të shpenzojnë edhe për transferime të shtrenjta.

Pandemia Covid-19 që ka paralizuar futbollin ka bërë që të zbresin edhe çmimet e futbollistëve në të gjithë botën.

Kësisoj Liverpooli që ishte deri para një muaji skuadra më e vlefshme në botë, tani nuk është as më e vlefshmja në Angli.

Ekipi më i shtrenjtë anglez është ai i Manchester Cityt që ka vlerë prej 1,2 miliardë euro.

Në pozitën e dytë mbetet Liverpooli me vlerë prej 966 milionë euro, derisa befasisht Tottenham Hotspur zë pozitën e tretë me 699 milionë euro.

Chelsea mbetet skuadra e katër më e shtrenjtë me 679 milionë euro, teksa Manchester United është e pesta me rreth 30 milionë më pak.

Në pozitën e gjashtë ndodhet Arsenal me vlerë totale të futbollistëve prej 579 milionë eurove, teksa e shtata ndodhet Evertoni me 407 milionë euro.

Leicester City zë pozitën e tetë me vlerë prej 403 milionë, derisa në pozitën e nëntë ndodhet Wolves me 296 milionë euro nëntë më shumë se pozita e 10-të që mbahet nga West Ham United. 

1. Manchester City

2. Liverpool

3. Tottenham Hotspur

.

4. Chelsea

5. Manchester United

6. Arsenal

7. Everton

8. Leicester City

9. Wolverhampton

10. West Ham United

Të ngjashme