Tornado godet Long Island, erërat fryjnë me 100 kilometra në orë

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Pamje rrëqethës shfaqin tornadon që po bën “kërdinë” nëpër Long Island të ShBA-së, ku moti i ligë ka goditur New Yorkun, duke bërë që erërat të fryjnë me 100 kilometra në orë.

Pas shumë stuhive dhe shirave të rrëmbyeshëm, një tornado e fuqishme ka shkatërruar gjithçka që i ka dalë para vetes në Long Island, transmeton Telegrafi.

Një kalimtar rasti ka kapur momentin kur tornadoja kalon nëpër autostradën Sunrise. Një shofer dëgjohet duke bërtitur “jemi në mes të tornados”.

Qytetarët të shumtë kanë postuar nëpër rrjete sociale imazhe rrëqethëse, ku shihen pemë gjigante që janë shkulur dhe kanë përfunduar mbi vetura e shtëpi private.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme