Totaj me klubet sportive: Mbështetja financiare për klubet dhe talentët do të dyfishohet

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj, ka vazhduar fushatën për ta kërkuar besimin e qytetarëve për zgjedhjet e 17 tetorit. Sot në kuadër të takimeve ka vizitur Klubin e Pingpongut “Lidhja e Prizrenit”, nga përfaqesuesit e të cilit klub është informuar për kushtet e vështira në të cilat po punojnë këta sportist.

Kryetari i ardhshëm i Prizrenit para sportisve u shpreh: ” Sporti prizrenas po i vuan pasojat e mungesës së mbështetjes dhe përkushtimit të qeverisjes së kryetarit turist në Prizren.” Në bashkëbisedim me anëtarët e klubit të ping pongut “Lidhja e Prizrenit” kryetari i ardhëm i Prizrenit Shaqir Totaj ka shtuar se: ” Unë si ish-sportist e udhëheqës i klubeve sportive, i njoh problemet, por edhe potencialin e madh që Prizreni ka për të arritur në shumë disiplina sportive. Prandaj, gjatë qeverisjes sonë do të rikthehen sukseset e lavdia e dikurshme e sportit prizrenas. Do të investojmë në infrastrukturën sportive e do të ofrojmë mbështetje financiare për klubet tona dhe sportistët e suksesshëm.”

Ndërsa sportistët, të bindur në fitoren e PDK- së kanë shprehur gatishmërinë e tyre që me anë të votës ta dënojnë demagogjinë e VV- së për dëmet që i ka sjell Prizrenit per katër vite keq-qeverisje. Andaj, vota jonë dhe e të gjithë atyre që e duan Prizrenin, sportin dhe sukseain shkon për PDK-në dhe numrin 177, që është numri i shpresës për rikthimin e sukseseve.

No description available.
No description available.



Të ngjashme