Totaj: Tërheqja e stafit gjyqësor në komunat veriore e ka vështirësuar punën e institucioneve

Prishtinë | 14 Qer 2024 | 14:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike ka mbajtur konferencë  mbi gjendjen e gjyqësorit në veri të Kosovës.

Dušan Radaković, prezantoi raportin e publikuar duke thënë se hulumtimi ka të bëjë me çështje të neglizhuara, të përcjella po ashtu me rekomandime.

“Më 5 nëntor gjyqtar dhe prokurorët stafi kanë dhënë dorëheqje nga institucionet, kanë qene proteste qe nuk është krijuar asociacioni i serbëve dhe marrëveshja me shqiptarë e Kosovës, e sa i përket dorëheqjeve edhe qendra e zjarrfikësve kanë dhënë dorëheqjen, ku dhanë dorëheqje 144 punëtorë, momentalisht gjendja sa i përket gjyqtareve është Bekim Veliqi 10 vite bashkëpunim me gjykatën në veri.21 shqiptarë janë gjyqtar, por edhe i kemi 12 serb, në Vushtrri 7, Skenderaj 3, e pjesa e gjykatës se apelit në veri është e mbyllur sepse kanë dhënë dorëheqje”.

“Ne e dimë vendimin e gjyqtarëve të cilat janë marrë nga gjykata ne Kosovë do jenë të vlefshme vetëm nëse nuk behet shkelje e palës së tretë, në Kosovë është marrë iniciativë për formimin e komisionit ad-hoc për pranimin e vendimeve në përputhjen e marrëveshjes me kryetarin e Gjykatës, kanë pasur dy takime dhe nuk kanë marrë asnjë vendim dhe kjo duhet te zgjidhet me kthimin e gjykatësve, ne i kemi afër 2000 dhe në shumë vendime është puna e pronës, prona e trashëgimisë dhe rastet që s’kanë çështje nderetnnike por në mënyrë indirekte ndikon tek qytetarët, nuk kemi noter në veri të Kosovën më krejt Kosovën vetëm një grua e cila është, dhe 8 serb e kanë kaluar testin e noterisë dhe presim nga Haxhiu qe ti validoj, është për keqardhje se asnjë nuk do punojë sepse asnjë nga ta nuk do punoj, të cilët e kanë kaluar provimin e jurispodencës por kanë kërkuar të punojnë ne Graçanicë dhe shpresoj se do fillojnë te punojnë se ka shume probleme në Mitrovicë, i kemi 4 komuna dhe të gjitha vendimet duhet të mirën në gjuhën shqipe, duhet të paguhet përkthimi, një noter ka punuar ne Vushtrri, ka pas shume njerz ku është dasht me shku, një është në pushim”, tha ai.

Ai tha se është e nevojshme të këtë përkushtim nga të gjitha palët, si nga Ministria edhe liderët e komunitetit në veri që të bëhet një marrëveshje në interes në të gjitha komunat.

“Numri i serbëve avokat është i pamjaftueshëm, zyra për avokat nuk ka mjaftueshëm gjithashtu jo funksionalizim i panelit për jo shumicë, duhet të punohet me të gjitha palët, me një orar te plote që të përkthehen vendimet në dy gjuhë”, shtoi ai.

Ndërkaq Melihate Rama, nga Akademia e Drejtësisë tha se akademia e drejtësisë është akademi e i pavarur dhe kanë tri programe trajnuese.

“Programi fillestar për te sapoemëruarit, 2, programi i vazhdueshëm gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë, 3.akadmeia për zyrtarë tjerë shtetërorë. Çdoherë në të gjitha trajnimet e akademisë përfitues janë edhe gjyqtarët e komunitet jo-shumicë, të gjitha materialet përgatitën në të dy gjuhet, për secili gjyqtar lëshohet certifikata e vërtetimit në dy gjuhë, shqipe dhe serbe. Tri viteve të fundit akademia ka realizuar dhe vetëm fjalë 2021 ka realizuar 128 aktivitete, 2022 193 aktiviteteve trajnuese, në vitin 2023, 218 trajnime me 4516 përfitues”, tha Rama.

Rama tha se Trajnerët e angazhuar janë nga radhët e gjyqtarëve prokurorëve, dhe e zbaton edhe mbushjen e partnerëve përfshirë ambasadën amerikane, zyrën e bashkimit evropian”.

E Valon Totaj nga Gjykata e Apelit tha se për shkak të tërheqjeve të stafit gjyqësor nga komunat veriore është vështirësuar puna e institucioneve.

“Vet fakti qe jam gjyqtar nënkupton se përgjigjet do jenë të drejtpërdrejta, jam i familjarizuar me te gjitha zhvillimet e dy dekadave. Për shkak te rrethanave stafi në komunat veriore dhanë dorëheqja kanë vështirësi punën institucioneve por edhe qytetarëve, ne kemi bërë përpjekje që lëndet të shpërndahen ne tërë territorin e Kosovës përfshirë edhe atë të gjykatës se apelit. Kemi dy përkthyes por këta janë të pamjaftueshëm, jemi të stërngarkuar me lëndë, është në trend paraqitja nga kontratat kolektive, dhe duke qenë se ato nuk i kanë realizuar tek punëdhënësi të gjitha janë drejtuar tek gjykatësi dhe këto lëndë na kanë shkaktuar vështirësi”, theksoi ai.

Totaj tha se po bëhen dy vite nga dorëheqja e gjyqtarëve serb dhe qytetarët kërkojnë qe lëndët të zgjidhen, dhe ato kërkesa trajtohen edhe me rekomandimet e dhëna nga avokati i popullit, e kërkesa zyrtare qe vjen nga avokati i popullit është vet e komunitetit serb.

Të ngjashme