Totaj uron Fitër Bajramin

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka uruar qytetarët e besimit islam me rastin e shënimit të festës së Fitër Bajramit.

Në festën e Fitër Bajramit, duhet t’i gjindemi pranë të gjithë atyre që kanë nevojë për ne, për dashurinë tonë dhe për ndihmën tonë njerëzore, ka shkruar ndër të tjera ai.

Njoftimi i plotë:

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe pas përmbushjes së obligimit të agjërimit, Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren dhe Kryetari i saj z. Shaqir Totaj, të gjithë besimtarëve të besimit Islam, u’a uron festën e Fitër Bajramit.

Dega e PDK-së në Prizren, uron që kjo festë, të kalojë në shenjë të solidaritetit ndaj njëri-tjetrit dhe në shenjë të harmonisë vëllazërore. Në festën e Fitër Bajramit, duhet t’i gjindemi pranë të gjithë atyre që kanë nevojë për ne, për dashurinë tonë dhe për ndihmën tonë njerëzore.

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, uron që kjo festë e sakrificës dhe e flijimit, të na e shtojë solidaritetin dhe dashurinë mes vete, për të përcjellur tutje përpjekjet tona qytetare dhe njerëzore, drejt sukseseve dhe të ardhmes së ndritshme të shtetit tonë.

Urime!

Shaqir Totaj-Kryetar i PDK-së, Dega në Prizren

Të ngjashme