Skuadra angleze Tottenham ka bërë gati ofertën për shërbimet e qendërmbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly, ka shkruar të martën gazeta italiane “Tuttosport”.
Bëhet e ditur se Tottenhami i ka ofruar ekipit italian 100 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e Koulibalyt gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Koha Ditore.
Trajneri i ri i Tottenhamit, Jose Mourinho po kërkon të forcohet me një mbrojtës dhe ka kthyer sytë kah senegalezi.
Koulibaly është ndër mbrojtësit më të mirë në Serie A dhe ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023 kurse këtë edicion ka 18 paraqitje në të gjitha garat. Krahas Tottenhamit, interesim për 28-vjeçarin ka treguar edhe Barcelona e Real Madridi.