Leeds United është duke u lidhur me një transferim befasues të legjendës italiane Francesco Totti edhe pse u pensionua dy vite më parë nga futbolli.
Mediat italiane raportojnë se klubi nga Championshipi i ka bërë një ofertë 42-vjeçarit që ta vazhdojë karrierën e tij në Elland Road.
Sulmuesi legjendar u pensionua në vitin 2017 nga futbollit, derisa kishte shënuar 307 gola në 786 paraqitje për Romën.
Ai u bë më vonë drejtor i Giallorossëve, por në fillim të këtij muaji u largua nga posti për t’i dhënë fund karrierës 30-vjeçare te klubi italian.
Më pas, legjenda italiane bëri disa deklarate drejt kryesisë së klubit italian për largimin e Daniele De Rossit nga skuadra dhe se nuk e kanë respektuar atë sa duhet.
Ish-lojtari i kombëtares së Italisë, Marco Borriello, ka konfirmuar për Sky Sports Italia se një klub nga Anglia ka shfaqur interesim për të, gjersa iu ka refuar Leedsit.
“E di se një lider i madh i një skuadre angleze ka bërë ofertë për Tottin që t’i bashkohet klubit të tij dhe të rikthehet nga pensionim. Radrizzani nga Leeds? Nuk e di”, ka thënë ai duke qeshur.
Me shumë gjasë legjenda italian mund të rikthehet në futboll pas dy vitesh pensionimi, për të tregua sadopak klasin e tij që e kishte ndër vite.