Tovima: Gërvalla në Athinë për t’i forcuar raportet me Greqinë

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwartz, po qëndron për një vizitë dyditore në Greqi, në përpjekje për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet Prishtinës dhe Athinës, raporton gazeta greke Vima, duke cituar burime të paidentifikuara.

Vëmendje e veçantë, sipas burimeve të mirëinformuara, raportohet se pritet t’u kushtohet forcimit të bashkëpunimit ekonomik (përfshirë energjinë) dhe kulturor mes dy vendeve.

“Ne nuk duam boshllëqe në Ballkan”, deklaruan të njëjtat burime, duke theksuar rëndësinë e një pranie ekstroverte greke në të gjithë rajonin.

Bëhet e ditur se Schwartz do të pritet nesër nga Dendias. Në takim do të jetë i pranishëm edhe zëvendësministri përgjegjës për Diplomacinë Ekonomike, Konstantinos Frangogiannis. Më pas, delegacioni i Kosovës do të takohet me biznesmenë grekë të interesuar për të operuar në Kosovë.

KlanKosova.tv ka kontaktuar me zyrtarë të MPJD-së dhe është në pritje të konfirmimit të këtij lajmi nga ana e tyre.

Të ngjashme