Toyota Motor Corp ka zbuluar të enjten modele të reja të Lexus dhe Mirai në Japoni, të pajisura me asistencë të përparuar të shoferit, derisa konkurrenca po bëhet e më e madhe për të zhvilluar më shumë vetura të tilla.
Ky lansim i fundit i Toyotas vjen derisa prodhuesit e automjeteve, fillestarët e makinave elektrike dhe gjigandët e teknologjisë po investojnë në të ashtuquajturat “tiparet e sigurisë aktive”.
Teknologjia e re e ndihmës së ngasjes së prodhuesit japonez të makinave, ose Advanced Drive, përmban një sistem autonom të nivelit dy, që asiston në drejtimin e veturës, të tilla si kufizimi i makinës në korsinë e saj, ruajtja e distancës nga automjetet tjera dhe ndërrimi i korsive nën mbikëqyrjen e shoferit.
Vetura luksoze “Lexues LS” do të jetë në shitje nga e marta, derisa çmimi i saj është 148.627.70 dollarë, derisa lloji i ri i modelit Mirai do të do të dalë në shitje nga 12 prilli me 8.4 ose 8.6 milion yen.