Trafik droge, arrestohen 2 persona në Vlorë

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

2 persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës të akuzuar për trafik droge.

Policia ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Ferma”.

Sekuestrohen 12.4 kg cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi.

Gjatë operacionit kapet dhe ndalohet edhe një person i shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve.

Në kuadër të këtij operacioni, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative falë edhe bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, ka bërë kapjen dhe arrestimin e 24-vjeçarit R. R.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 12.4 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, Policia ka ndaluar shtetasin E. I., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas me vendim të formës së prerë është dënuar me 1 vit e 1 muaj burgim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme