“Trafiku Urban” thotë se dikujt i kanë humbur 50 euro në një autobus, fton pronarin

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Një kartëmonedhë prej 50 eurosh i ka rënë dikujt në njërin prej autobusëve të Linjës 1, të Trafikut Urban në Prishtinë.

Kjo kompani fton pronarin që të lajmërohet në zyrat e kompanisë, për t’i marrë ato.

“Në njërin nga autobusët tanë të Linjës 1 është gjetur një kartëmonedhe me vlerë 50 euro. Personit të cilit i kanë humbur këto mjete, të lajmërohet në zyrat e administratës, i cili pastaj do të identifikohet nga video incizimet e kamerave të autobusit”, thuhet në njoftimin e kësaj Kompanie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme