Tragjedi, dy të vdekur në një aksident trafiku në Malishevë

Prishtinë | 31 Mar 2022 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mes dy veturave në Drenoc të Malishevës.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor i Policisë për Rajonin e Gjakovës.

“Kemi dy t’vdekur. Aksident në mes të dy veturave. Ngasësit e të dyja veturave kanë vdekur si pasojë e aksidentit”, tha Graishta për Express.

Tutja ai tha se Njësitet e stacionit policor Malishevë,  trafikut rajonal dhe prokurori janë në vendngjarje.

Teksa shtoi se detaje të tjera nuk kanë për momentin. 

Të ngjashme