Tragjedia që la dy vëllezër të vdekur në Podujevë

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesi i së shtunës ishte fatal për dy vëllezërit nga fshati Repë i Podujevës, S.A dhe M.A.

Ata dyshohet se u vranë nga një 65 vjeçar, nga i njëjti fshat, i cili kishte ardhur disa ditë më parë nga Anglia.

Dyshimet e para janë që ngjarja tragjike ndodhi për shkak të një mosmarrëveshje rreth shfrytëzimit të një toke, e cila besohet se nuk është në pronësi të asnjërës familje, por e një serbi, i cili që nga paslufta nuk jeton aty.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Ata kanë bërë të ditur se njëri nga vëllezërit ka gjetur vdekjen në vend, në ndërkohë tjetri nuk kishte arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Gazeta Blic ka siguruar pamjet e dy viktimave, vëllëzërit Abazi nga fshati Repë, Komuna e Podujevës.

Në ndërkohë, Policia ende është në kërkim të të dyshuarit për vrasjen e tyre, 65 vjeçarit nga i njëjti fshat.

Të ngjashme