Një femijë i moshës 3 vjeçare është mbytur mesditën e sotme në plazhin e Durrësit, pranë zonës së quajtur “Pista Iliria”.
Bazuar në informacionet paraprake, mësohet se i mituri ndodhej në plazh së bashku me familjen, kur është futur për t’u larë në det, duke i shpëtuar vëmendjes së prindërve.
3-vjeçari ka ndërruar jetë pasi është dërguar drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal.Lapsi.Al.