Trajaneri i Panamasë i lumtur me humbjen 1:6

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 18:34 | Nga

Trajneri i Panamasë, Hernan Gomez, është treguar i sinqertë, pas ndeshjes me Anglinë, ku pas rezultatit 5-0 në pjesën e parë i druhej katastrofës.

“Rezultati dhe diferencat e golave flasin vetë, por mund të pësonim edhe më shumë. Jam i lumtur që pësuam vetëm 6 gola. Ne provuam të shmangnim katastrofën, duke mbajtur sa më shumë topin në pjesën e dytë. Anglia është praktike dhe një skuadër e bukur. Fola me kolegun (Sauthgejt) në pushim të ndeshjes dhe i thashë: ’Ndihem i frikësuar’. Ne nuk mund të mendonim të barazonim pas 5-0, por të mendonim vetëm që të ndalonin Anglinë që të mos shënonte më. Dëshironim ta mbyllnim 0-0 pjesën e parë, por pas saj ishim shumë të frikësuar”, ka thënë Gomez.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes Anglia – Panamaja ishte 6:1.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme