Trajneri i Australisë, Bert van Marwijk, ka shprehur përkrahjen maksimale për stafin e tij teknik duke i paguar nga xhepi i tij në një tentim për të maksimalizuar gjasat e vendit të tij për t’u kualifikuar tutje në Kampionatin Botëror.
Van Marwijk ishte caktuar trajner për një kohë të shkurtër në janar pas largimit të Ange Postecoglou, i cili arriti të udhëeheq kombëtaren drejt kualifikimit në Botëror.
Edhe pse kishte pasur staf teknik të gatshëm, Van Marëijk këmbënguli që të marrë strukturën e tij në Botëror edhe pse Federata e Australisë (FFA) i kishte thënë se s’ka fonde për ta paguar atë.
Van Marwijk nuk u zbraps dhe ka pranuar që ta paguajë stafin që ai ka dëshiruar me pagën e tij.
Australia është në Grupin C dhe fillon kampanjën ndaj Francës më 16 qershor në Kazan, para se të luajë edhe me Danimarkën dhe Perun.