Përzgjedhësi Danimarkës, Age Hareide, një ditë para ndeshjes miqësore me Kosovën, ka dhënë përshtypjet e tij për ekipin kosovar, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se Kosova ka dëshirë të luaj futboll, sipas tij, të gjitha ekipet e ish-Jugosllavisë luajnë mirë.
“Te gjitha ekipet e ish Jugosllavisë luajnë mire. Kosova mund të kualifikohet ne kampionatin botëror dhe ne duam të luajmë me Kosovën sepse Kosova ka dëshirë të luaj futboll”, tha Haraide.
Këto komente, ai i bëri në një konferencë për media në Prishtinë.
I pyetur se a është keqkuptim deklarata e tij për ndeshjen kundër Kosovës, i cili ka thënë se është stërvitje për Danimarkën, Haraide, tha se është ndeshje trajnuese.
“Është ndeshje trajnuese. S’ka dallim në mes të tyre”, tha ai.
Ai nuk komentoi shumë për njohuritë e tij që ka për lojtarët e Kosovës, por tha se janë të mirë.
“Janë kualifikuar ne shkallen e lartë kombëtare. Thuhet se janë shume lojtar te mire”, shtoi ai.
Trajneri i Danimarkës pohoi se të gjithë lojtarët janë në formë për dhe do të shihen nesër në fushën e blertë.
Ndërsa, lojtari Thomas Dalaney, u shpreh se i pëlqen të luaj dhe do të marrë me seriozitet lojën.
“Mua me pëlqen të luaj por jo stërvitje do ta marrin me seriozitet kete pune dhe do të mundohemi të fitojmë”, u shpreh Dalaney, raporton Ekonomia Online.
Se do të kenë seriozitet në lojë e thotë edhe lojtari, Kasper Schneel.
“Na kanë treguar qe Kosova është ekip i mirë nuk kemi iluzione thjesht kemi ardhur me luajt me seriozitet futboll”, tha ai.
Që të dy lojtarët të cilët dolën në këtë konferencë për herë të parë luajnë për Kombëtaren e Danimarkës.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.