Nikola Kalinic edhe zyrtarisht është përjashtuar nga ekipi kroat kombëtar.
Sulmuesi i Milanit nuk do të jetë më pjesë e Kroacisë në Kupën e Botës që po mbahet në Rusi.
Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Kroacisë, Zlato Dalic, përmes një konference të jashtëzakonshme shtypi.
Trajneri kroat para gazetarëve është përpjekur të sqarojë arsyet që çuan deri në largimin e Kalinic.
“Ai ishte pjesë e skuadrës me Nigerinë, por tha se nuk është gati për lojë, ai nuk ishte i përgatitur as për Brazilin, ai nuk ishte gati edhe në stërvitje dje”, ka deklaruar Dalic.
“Unë kam nevojë për lojtarë me shëndet të mirë dhe të gatshëm për lojë”, ka përfunduar.