Trajneri i Kombëtares së Maqedonisë Veriore, Igor Angelovski, ka thënë se ai do të përgatitet me lojtarët e rinj dhe me ata me më shumë përvojë të skuadrës së tij për ta mposhtur Kosovën dhe për ta arritur një vend në Euro 2020.
Maqedonia Veriore që nga pavarësimi i saj nuk ka arritur asnjëherë të kualifikohet në ndonjë turne madhor. Ata e kanë shansin ta bëjnë një gjë të tillë përmes Ligës së Kombeve, ashtu si edhe Kosova.
Të dyja skuadra do të përballen mes vete më 25 mars, para se me 31 mars të ndeshen me fituesin e ndeshjes Gjeorgji – Bjellorusi – për të diskutuar biletën finale për në Evropian, shkruan lajmi.net.
Angelovski është tejet optimist për ndeshjen ndaj ‘Dardanëve’, teksa synon fitore duke pasur parasysh se ndeshja luhet në terrenin e tyre.
“Ne arritëm ta sigurojmë vendin e tretë në grupin tonë. Nuk mund të isha më i kënaqur sesa kaq, duke marrë parasysh gjithçka që po ndodhte në kampanjën kualifikuese. Ne fituam pikë, si me fitoren kundër Izraelit, por s’na lejohej të humbnin në shtëpi kundër Polonisë”, ka thënë Angelovski.
“Megjithatë, është kënaqësi të punosh me këta lojtarë, megjithatë ne ende nuk kemi bërë asgjë. Gjëja më e rëndësishme është që të shkojmë dhe të luajmë në Kampionatin Evropian”, shtoi ai.
“Unë dua të jemi mirë para ndeshjen me Kosovën, veçanërisht të përgatitemi me lojtarët e rinj dhe me ata që i kemi pasur në të kaluarën. Natyrisht, unë shpresoj se të gjithë do të luajnë sa më shumë minuta për klubet e tyre”.
“Vetëm atëherë ne do ta kemi një mundësi të mrekullueshme për të triumfuar kundër Kosovës dhe ta arrijmë finalen. Është herët të flasim deri në mars, por disa detaje do ta vendosin ndeshjen”.