Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thënë se triumfi 2:1 kundër Romës të dielën në udhëtim e shtyn skuadrën e tij të besojë fuqishëm se mund të luftojë për titull në Serie A.
Zlatan Ibrahimovic, 40 vjeç, e shënoi një gol të mrekullueshëm në pjesën e parë dhe e fitoi një penallti në pjesën e dytë, të cilën e shënoi Franck Kessie, në Stadiumin Olimpik për fitoren e 10 nga 11 ndeshje të Milanit në ligë.
Stefan El Shaarawy i dha një fije shprese Romës me një gol në kohën shtesë, i cili s’i mjaftoi për ta shmangur humbjen, megjithatë
Milani tani mbledh 31 pikë, aq sa ka edhe lideri Napoli, dhe do ta presë Interin në derbin e qytetit të dielën e ardhshme me një epërsi prej shtatë pikëve në renditje.
Kuqezinjtë luajtën me 10 futbollistë për rreth gjysmë ore, pas përjashtimit të Theo Hernandezit, i cili do të mungojë kundër Interit, si pasojë.
“Ne luajtëm me karakter, me idetë dhe qasjen tonë. Shumë ekipe po luftojnë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe për ta fituar titullin në ligë. Interi është ende shumë i fortë dhe favorit, sipas meje, Napoli është i shkëlqyeshëm, derisa Juventusi është ende në garë”, tha Pioli për DAZN.
Ai shtoi: “Fitore si kjo na e shtojnë ehe më shumë besimin dhe vetëbesimin, prandaj duke ta ndjekim këtë ritëm.”