Trajneri i ri i Chelseat, Thomas Tuchel, duket se e ka një plan të madh me klubin anglez.
“Daily Mail” raportoi të mërkurën se Tucheli e dëshiron në skuadër sulmuesin e Dortmundit, Erling Haaland.
Ky transferim po planifikohet të realizohet gjatë afatit kalimtar të verës.
Bëhet e ditur se pjesë e rëndësishme e ekipit për Tuchelin, konsiderohen edhe lojtarët e rinj, si Tammy Abraham e Timo Werner.
Trajneri gjerman u emërua në krye të Chelseat të martën dhe nënshkroi kontratë për një vit e gjysmë me mundësi vazhdimi. Ai do ta zëvendësojë të shkarkuarin Frank Lampard.