Trajnerja e parë në botën e futbollit me shami

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 13:02 | Nga

Ekipi i të rinjve të Al Hilal në Sudan ka një trajner tepër të veçantë, mund të them që është i vetmi në llojin e vet dhe duket se po bën histori.

Salma Al-Majidi njihet nga FIFA si gruaja e parë që udhëheq një skuadër futbolli në botën arabe.

Më herët ajo ka stërvitur disa klube sudaneze, ndërsa më i njohuri ishte Al Nasr Omdurman në divizionin e tetë.

“Në fillim, shumë lojtarë nuk bashkëpunonin me mua për shkak se jam femër”, ka thënë Salma për InSporti.

Sudanezja është shprehur se në të ardhmen ëndërron që të drejtojë ekipin kombëtar të femrave të Sudanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme