Trajnohu në Digital Marketing

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Është e ditur që njerëzit investojnë në prodhim të produkteve cilësore, por tash e disa vite, një pjesë e madhe e fitimit nga shitja e produkteve po i kushtohet marketingut, veçanërisht atij digjital, duke qenë se në ditët e sotme interneti është shpërndarë në çdo cep të botës.

Duke qenë një fushë jo shumë e eksploruar në Kosovë, UBT ofron trajnime për të gjithë të interesuarit që duan të shndërrohen në ekspertë të marketingut digjital dhe që padyshim të jenë të kërkuar në tregun e punës.

Në një nivel të lartë, marketingu digjital i referohet reklamave të dërguara/shpërndara përmes kanaleve digjitale, siç janë motorët e kërkimit, faqet e internetit, mediat sociale, email-at dhe aplikacionet mobile. Derisa ky term mbulon një gamë të gjerë të aktiviteteve të marketingut, prej të cilave, jo të gjitha përdoren në mënyrë universale.

https://professional.ubt-uni.net/digital-marketing/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme