Transferimi i Harvey Weinstein në Los Angeles u vonua për shkak të Coronavirusit

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Pandemia e coronavirusit e ka vonuar ekstradimin e producentit Harvey Weinstein, i cili pritet të përballet me akuza të reja në Los Angeles.

Weinstein ka qenë në paraburgim në New York që kur u shpall fajtor për përdhunim të shkallës së tretë dhe për një akt seksual kriminal të shkallës së parë në një pikë referimi nga #MeToo në mars.

68-vjeçari u transferua nga ‘Rikers Island’ në ‘Wende Facility Correctional’, një burg shtetëror me siguri maksimale në lindje të Buffalo.

Weinstein muajin e kaluar u infektua me coronavirus në burg sipas Agjencisë së Ekzekutimit të Dënimeve në New York.

Pandemia globale ka vonuar gjithashtu ekstradimin e Weinstein në Los Angeles, tha të martën Greg Risling nga Prokuroria e Qarkut në Los Angeles.

“Virusi ka vonuar përpunimin e dokumenteve të ekstradimit”, tha Risling. “Nuk ka ndonjë vlerësim kohe se kur ai do të paraqitet në një sallë gjyqi në Los Angeles”.

Në mars, Harvey u dënua me 23 vjet burg në një sallë gjyqi në New York.

Ish-prodhuesi i filmave të famshëm u përball me akuzat për akt seksual kriminal të shkallës së parë dhe dhunimin e shkallës së tretë – akuza këto që u bazuan në dëshminë e Miriam Haley dhe Jessica Mann. 

Të ngjashme