Me ardhjen e ditëve të ngrohta të verës, të gjithë ne kemi dëshirë ta ndryshojmë ambientin e shtëpisë – t’i japim më shumë ngjyra dhe freski.
Por kur e mendojmë zhurmën, pluhurin dhe shpenzimet e majme për të bërë ndryshime në shtëpi, dëshira zbehet. Si rezultat, synimet tona rrallë bëhen realitet!
Prandaj më poshtë po ju sjellim disa ide shumë kreative që vërtetojnë se mund ta transformoni secilin ambient të shtëpisë, në këtë rast kuzhinën tuaj, për pak minuta.
Këto ide kërkojnë shumë pak kohë, shkathtësi dhe materiale. Secila prej tyre do t’i japë shumë stil dhe individualitet kuzhinës tuaj, transmeton Klan Kosova.
Më e mira është se ju nuk do të shpenzoni shumë para dhe kuzhina juaj do të marrë pamje të re për shumë pak kohë.
Shtoni ngjyra në dërrasën për prerje
Krijoni një zonë me barishte
Personalizoni mbajtëset e gotave dhe filxhanëve
Shndërroni vazot e luleve në mbajtëse të paisjeve për kuzhinë
Përdorni mozaik nga xhami për të dekoruar tabakanë tuaj
Vendosni vazot e luleve në vende jo të zakonshme
Jepjuni jetë filxhanëve të mërzitshëm
Bëni peshqirët tuaj unik
Gjeni përdorime të reja për dërrasat e drurit
Transformoni format për pjekje në vazo lulesh