Njësiti policor ka ndaluar një furgon me targa vendore, të cilin e drejtonte një burrë.
Sipas policisë, në automjet ishin duke u transportuar 20 krerë derra të vegjël (gica), pa dokumente përcjellëse.
Në konsultim me prokurorin, është iniciuar lënda e rastit. I dyshuari, automjeti dhe kafshët janë liruar, ndërsa me procedurat e tjera lidhur me rastin janë marrë zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).
Njoftimi i plotë:
TRANSPORT ILEGAL I KAFSHËVE/Kllokot / 05.09.2026 – 09:15. Njësiti policor ka ndaluar automjetin furgon me targa vendore të cilin ka qenë duke e drejtuar i dyshuari (m/k), me të cilin automjet kishte qenë duke i transportuar 20 krerë derra të vogël (gica) pa dokumente përcjellëse. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, i dyshuari me automjete dhe kafshë janë liruar, ndërsa me procedura tjera rreth rastit janë marrë zyrtarët e AUV-ës.