Trazira në kampin e refugjatëve në Greqi

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 20:38 | Nga

Në kampin e refugjatëve në ishullin grek Lesvos, pasitën e sotme kanë nisur trazira, që mund të përshkallëzohen.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve ANA-MPA, incidentet filluan kur një grup refugjatësh po protestonin për kushtet e këqija të mbajtjes në izolim, para kthimit mbrapa për në Turqi.

Një skuadër policësh mori përsipër mbrojtjen e mjedisit ku ndodhen zyrat e shërbimeve të azilit dhe deportimit. Por ata u sulmuan me gurë dhe sende të tjera.

Policia përdori për të shpërndarë protestuesit dhe pas kësaj ndërhyrjeje, protesta mori karakter masiv.

Të paktën dy çadrave dhe dy konteinereve u është vënë zjarri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme