Trazirat e 6 janarit: Senati amerikan dekoron me medalje oficerin e policisë, Eugene Goodman

Prishtinë | 13 Shk 2021 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Senati amerikan të premten e ka dekoruar me medalje oficerin e policisë amerikane, Eugene Goodman, për punën dhe kontributin e dhënë në trazirat e 6 janarit që ndodhën në Capitol Hill të SHBA-së.

Goodman bashkë me oficerët e tjerë që e mbrojtën Kongresin nga turma morën Medaljen e Artë të Kongresit, e cila llogaritet si nderi më i lartë civil.

Kjo medalje ngjyrë ari është vlerësimi më i lartë kombëtar që dhurohet për arritjet dhe kontributet e shquara.

Personi i parë në SHBA që pranoi një medalje të tillë ishte George Washington. Përgjatë viteve medaljen e morën udhëheqës ushtarakë, autorë, atletë dhe ikona të të drejtave civile, shkruan AP.

Të ngjashme