Punonjësit e shpëtimit punuan për dy ditë në majën më të lartë në Ekuador, vullkanin Chimborazo, për të ndihmuar një grup prej 12 alpinistësh pasi një ortek u raportua se ka rënë mëngjesin e të dielës.
Policia Kombëtare e Ekuadorit, departamenti i zjarrit në Riobamba dhe shumë autoritete të tjera morën pjesë në shpëtimin e alpinistëve, shkruan AP.
Autoritetet e mbrojtjes civile të Ekuadorit raportuan se tre persona vdiqën dhe një tjetër u lëndua.
Trupat e pajetë më pas u transportuan në qytetin Riobamba.