Trajneri i basebollit i Orange Coast College, John Altobelli, e bija e tij Alyssa dhe bashkëshortja Keri, ishin tre viktimat tjera si pasojë e rrëzimit të helikopterit të legjendës së basketbollit Kobe Bryant, të dielën në Kaliforni.
Lajmi është konfirmuar nga vëllai i Altobellit, Tony.
Alyssa dhe Gianna, e bija e Kobe Bryantit, që po ashtu vdiq në aksident, ishin bashkëlojtare dhe po udhëtonin për të marrë pjesë në një ndeshje, ka bërë të ditur asistenti i trajnerit, Ron La Ruffa, për CNN.
“Ishte diçka që Johni e kishte rutinë, duke fluturuar me Koben për të përcjellë ndeshjet me të bijën e tij”, ka thënë La Ruffa.
Pos tre anëtarëve të familjes Altobelli dhe dy të Bryantit, si pasojë e aksidentit vdiqën edhe katër persona të tjerë.