Tre dëshmorë të Nekocit dekorohen me “Hero të Kosovës”

Drenas | 24 Gus 2017 | 20:13 | Nga

Në shkollën e fshatit Nekoc të Komunës së Drenasit,  tre dëshmorë të këtij fshati kanë marrë dekoratën “Hero të Kosovës”.

Urdhri “Hero të Kosovës” i është dhënë Gani e Azem Kastratit dhe Hisni Murselit për veprat e trimërisë dhe sakrificën për Kosovën gjatë luftës së fundit të UҪK-së.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci vlerësoi lartë trimërinë e këtyre dëshmorëve ku tha se veprimtaria e tyre për lirinë e pavarësinë e vendit ishte e madhe, prandaj edhe ky urdhër ndaj tyre është meritor. Ndërsa ne emër të Presidentit të Republikës së Kosovës, SHTZ Hashim Thaҫi, këshilltari i tij, Ismail Syla tha se tre dëshmorët e fshatit Nekoc mbeten figurat me emblematike të kësaj ane për luftën e pastër të zhvilluar për lirin e vendit.

Image may contain: 14 people, people sitting, crowd and indoor

Image may contain: 3 people, people smiling, people on stage and people standing

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme