Tre kandidatë për Komisioner Parlamentar për FSK-në i plotësojnë kushtet – do të votohen në seancë

Prishtinë | 16 Qer 2023 | 11:43 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Hilmi Jashari, Fadil Hadergjonaj dhe Fetah Zejnullahu, janë propozuar për Komisioner Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) nga Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton Ekonomia Online.

Nga 11 kandidatë që kanë aplikuar për këtë pozitë, tre prej tyre kanë arritur të marrin pikë të mjaftueshme për t’u dërguar në seancë për votim.

Kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha, tha se të propozuarit, do t’i nënshtrohen votimit në seancë parlamentare dhe se i zgjedhuri nuk ka të drejtë rizgjedhje mandatin tjetër.

Të ngjashme