Tre nxënës në Komunën e Podujevës kanë dalë pozitiv për COVID-19.
Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv Nexhmi Rudari, ushtruesdetyre i kryetarit të Komunës.
Ai theksoi se nxënësit e tjerë të shkollave nuk janë në rrezik për tu prekur me koronavirus pas shfaqjes së këtyre rasteve.
“Këta tre nxënës që kanë dalë pozitiv kanë qenë pothuajse secili paraprakisht 2 javë në karantinë, ku kemi pritur mos do të shfaqin ndonjë simptomë,dhe pas kryerjes së testit dolën të tre pozitivë”.
“Ata ishin si të dyshuar për COVID-19 qysh para dy jave pasi familjarët e tyre kanë dalë pozitivë”.
“Nxënësit janë nga shkolla “Naim Frashëri” në qytet dhe shkolla ekonomike “Isa Boletini”.
“Ndërsa një nxënës tjetër është i fshatit Dumosh, kjo shkollë deri të hënën do të vazhdojë mësimin online”.
“Nuk kemi ndonjë rrezik që janë prekur nxënësit tjerë pasi kemi marrë masa”, ka thënë Rudari për klankosova.tv.