Tre pacientë të shëruar nga Coronavirusi lirohen nga Infektiva, tre të tjerë në mjekim intenziv

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 12:48 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Ajazaj-Berisha, ka mbajtur  konferencë për medie, pas vdekjes së pacientit të nëntë me Coronavirus, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka bërë të ditur se në këtë klinikë janë duke u trajtuar 53 pacientë, prej tyre 39 janë në gjendje stabile, përderisa tre në mjekim intensiv.

Sipas saj, nga kjo klinikë gjatë ditës pritet të lirohen edhe tre pacientë të shëruar nga virusi corona.

“Sot sipas raportit të marr nga MSH-ja ne e kemi i kemi hospitalizuar 53 pacient prej tyre 39 janë stabile dhe 12 janë me oksigjeno terapi. Ndërsa 3 raste janë në mjekimin itensiv”.

“Sot nga Klinika do t’i lirojmë 3 pacientë që janë të shëruar nga Covid-19. Ne e kemi pas edhe një rast të vdekjes nga komuna e Suharekës 69 vjeçarit që përveç infeksionit ka pas edhe probleme të tjera kardilogjike”.

https://vimeo.com/407932265

Pesë infermierë të infektuar me këtë virus, dy janë liruar, një është drejt shërimit dhe dy të tjerë në gjendje stabile, ka sqaruar drejtoresha.

“Numri i rasteve vazhdimisht ndryshon sepse gjatë gjithë kohës kemi vizita të vazhdueshme. Deri me tani i kemi pas 5 infermierë të infektuara me Covod-19 , 2 janë shëruar, 1 është drejt shërimit dhe dy janë në gjendje stabile”.

Ajazaj-Berisha tha se pa dallim nacionaliteti apo gjinie të gjithë do të pranohen në klinikën infektive, duke shtuar se nëse është e nevojshme edhe stafi i kësaj klinike do tu nënshtrohet testeve.

“Në klinikën Infektive i pranojmë të gjithë qytetarët që kanë nevojë pa marr parasysh prejardhjen, gjininë, nacionalitetin”.

“Testimet e stafit bëhen vetëm në ato raste kur ne kemi indikacione për me e punuar testin dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm duke i trajtuar pacientët me Covid-19. Në momentin që e shohim të arsyeshëm të testohet stafi ne do të testohemi”.

“Të gjithë pacientët që janë të pranuar do të trajtohen në klinikë varësisht në gjendjen që e kanë. Normal që kohëve të fundit kemi nuk më të shtuar të rasteve dhe që kanë nevojë për ndihmë mjekësore”, tha ajo.

Të ngjashme