Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Banjë të Malishevës, ku janë përfshirë dy vetura mes vete. Rastin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Elezaj ka thënë se si pasojë e aksidentit tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor. “Rreth orës 12:00 në fshatin Banjë-Malishevë, ka […]
Tre persona të lënduar në aksidentin në Banjë të Malishevës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Banjë të Malishevës, ku janë përfshirë dy vetura mes vete.
Rastin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj ka thënë se si pasojë e aksidentit tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 12:00 në fshatin Banjë-Malishevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.











