Tre persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 19:48 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes tri veturave në fshatin Mazgit në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40.

“Sot rreth orës 17:40 në rrugën Prishtinë-Mitrovicë (fshati Mazgit), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti.

Të ngjashme