Tre persona të vdekur dhe dhjetë të lënduar pas tornados në Karolinën e Veriut

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë vdekur dhe 10 të tjerë u plagosën pasi tornado goditi Karolinën e Veriut gjatë natës së sotme.

Tornado goditi Qarkun Brunswick, duke shkatërruar disa shtëpi, ka thënë Ed Conrow, drejtori i Shërbimeve të Urgjencës së Qarkut Brunswick, raporton Independent.

Shumica e lëndimeve dhe fataliteteve ndodhën në komunitetin Ocean Ridge Plantation, pasi imazhet treguan shkatërrimin në të gjithë qarkun, duke përfshirë pemë të këputura në gjysmë dhe në linjat e rrymës.

Disa njerëz ishin bllokuar në shtëpitë e tyre, dhe Conrow ka thënë se reaguesit e emergjencave janë duke bërë kërkime nëpër të gjitha shtëpitë e prekura nga stuhia, por konfirmoi se aktualisht nuk ka njerëz të zhdukur.

Të ngjashme