Tre policë në Gjilan kanë mbetur të lënduar lehtë pasi kanë goditur një shtyllë në rrugën Gjilan –Bujanovc.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjilan, ka thënë për Kohën Ditore se arsyet e këtij vetë aksidenti ende nuk dihen nëse ishte shkaku i shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit apo ndonjë faktor tjetër. Ai ka thënë se hetimet për këtë janë duke vazhduar.
“Tre policë kanë qenë në detyrë zyrtare dhe kam informatat e para se është duke hetuar aksidentin. Të tre policët kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar në Emergjencë në Gjilan. Po këta janë përplasur me një shtyllë dhe nuk kam njohuri nëse është në pyetje shpejtësia apo diçka tjetër”, ka thënë ai.