Tre shqiptarë pjesë e Zvicrës për Kupën e Botës, nuk ftohet Andi Zeqiri

Prishtinë | 09 Nën 2022 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Përzgjedhësi i Kombëtares së Zvicrës në futboll, Murat Yakin ka publikuar listën prej 26 futbollistëve të grumbulluar për Kupën e Botës.

Në mesin e 26 futbollistëve ndodhen edhe futbollistët me prejardhje shqiptare si Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari.

Për dallim nga tre futbollistët shqiptarë, përzgjedhësi Yakin nuk e ka ftuar sulmuesim Andi Zeqiri, i cili për këtë synim e kishte “tradhtuar” Kosovën.

Kupa e Botës do të fillojë më 20 nëntor dhe do të mbahet në Katar. Zvicra ndodhet në grup me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin.

Të ngjashme