Tre shqiptarë të lënduar në një aksident komunikacioni në Serbi

Prishtinë | 31 Kor 2022 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Tre shqiptarë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku në Raçë afër Prokuples në Serbi.

Burimet për Tëvë1 kanë bërë të ditur se ky vetaksident ka ndodhur mëngjesin e së dielës ku një veturë shihet se është rrokullisur dhe ka dalë nga rruga.

Nga pamjet e siguruara nga Tëvë1 në vendin e ngjarjes shihet Policia e Serbisë dhe ambulanca.

Deri më tani ende nuk dihet shkaku i këtij aksidenti.

Të ngjashme