Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë | 14 Qer 2026 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, Policia thotë se ka intervenuar pas pranimit të informatës për një rast rrahjeje.

Sipas raportit 24-orësh, policia kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur dhe kanë shoqëruar tre persona të dyshuar, shtetas të huaj, të cilët ishin përfshirë në rrahje mes vete.

Të dyshuarit, pas pranimit të tretmanit mjekësor, janë intervistuar nga hetuesit policorë.

“Në konsultim me prokurorin u janë sekuestruar pasaportat për verifikim të hyrje-daljeve dhe leje qëndrimeve të tyre në Kosovë, dhe më pas të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë PK.

Të ngjashme