Tre shtetas të huaj janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht mes veti.
Sipas policisë të njëjtit si pasojë e lëndimeve të marra kanë pranuar edhe tretman mjekësor.
Me vendim të prokuroit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 28.01.2021 – 19:27. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas marokien/algjerian/palestinez, pasi të njëjtit kanë marrë pjesë në një përleshje fizike në mes vete. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar ndihma mjekësore. Me urdhër të prokurorit të njëjti janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.