Tre skiatorë gjermanë u vranë nga një ortek bore në Austri

Prishtinë | 13 Jan 2019 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Tre skiatorë gjermanë u gjetën të vdekur gjatë natës gjithashtu edhe skiatori i katërt është akoma i pagjetur.

Këta u goditën nga një ortek i borës në një qendrën e skijimit Lech am Arlberg në Austri.

Policët në provincën perëndimore të Vorarlbergut thanë se grupi prej katër personave ishin duke skijuar jashtë pistës së qendrës së skijimit, transmeton Klan Kosova.

“Tre burrat e vdekur, nga zona e Swabisë së Epërme të Gjermanisë jugperëndimore, u gjetën rreth orës 11:00. (2200 GMT) pasi një nga gratë e tyre i deklaroi ata të zhdukur. Ata ishin 57, 36 dhe 32 vjeç. Personi i katërt, i cili është 28 vjeç dhe gjithashtu nga Gjermania jugore, ende ishte i zhdukur, tha një deklaratë policore”, deklaron Policia Gjermane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme