Tre të arrestuar për gjuajtje me armë zjarri në ahengje familjare

Prishtinë | 15 Gus 2018 | 09:15 | Nga

Tre persona janë arrestuar në 24 orët e fundit për shkak se kanë shtënë me armë zjarri në ahengje familjare.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Gërdoc të Podujevës. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër, në rrugën “Ahmet Delia” në Mitrovicë te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë Ekol Special me pesë fishekë të kalibrit 9mm. Me urdhër te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Për përdorim të armës është arrestuar edhe një person në rrugën “Bekim Berisha” të Skenderajt. Tek ai janë konfiskuar një pistoletë me dy fishekë të kalibrit 9mm. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme