Ekonomia Online
FUNDIT

Tre të lënduar në një aksident komunikacioni në Prishtinë

Tre të lënduar në një aksident komunikacioni në Prishtinë

Në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur sot në orët e pasdites në Prishtinë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. “Sot rreth orës 17:45 në Rrugën ‘Hasan Remniku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë […]

Në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur sot në orët e pasdites në Prishtinë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 17:45 në Rrugën ‘Hasan Remniku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë në lëvizje dhe një veturë e parkuar”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, në këtë aksident tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Të ngjashme