Tre të lënduar në një aksident në Vrellë të Istogut

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ka ndodhur në fshatin Vrellë të Istogut.

Si pasojë e këtij aksidenti tre persona janë lënduar.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

“Rreth orës 15:20 minuta Policia ka pranuar informatën se në fshatin Vrellë të Istogut ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë mbetur tre persona të lënduar. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës dhe pas trajtimit janë liruar. Sipas ekipit mjekësor ata kanë pësuar lëndime sipërfaqësore”- tha Rugova.

Të ngjashme